Sot në orën 09:30 studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Gjeologji Minierave, në Universitetin Politeknik bojkotuan mësimin.
Ato u shprehen se nuk kanë ambjente ku të zhvillojnë mësimin, pasi në godinën aktuale do të zhvendoset Gjykata e Lartë. Qeveria nuk është shprehur ende për ambjente te reja universitare.
Prezantimi i projektit fitues për ndërtesën e re të gjykatës do të zhvillohet sot.
Protestuesve i është bashkangjitur edhe Lëvizja “Për Universitetin”.
Qeveria në nëntor të vitit 2014 miratoi një VKM për kalimin godinës në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.