OSHEE merr me qera godinën e deputetit të PS

Partia Demokratike akuzoi, dje, se OSHEE ka marrë me qera një godinë në pronësi të deputetit Rakip Suli, në autostradën Tiranë – Durrës.

Ndërkohë, para pak muajsh OSHEE prishi një kontratë qeraje në qendër të Tiranës. Arsyeja që Kryeministri dha për këtë veprim ishte se qeveria e mëparshme i kishte “imponuar OSHEE-së të paguajë qira, vetëm në Tiranë të paguajë qira 400 932 euro në vit. Dhe të paguajë qira për çfarë? Për mjedise në dy pallate, në distancë nga njëra tjetra…

Ndërkohë që llogaria është shumë e thjeshtë. Po të marrim shumë e shpenzuar për këto qira absurde me cilësinë më mizerabël të mundshme të shërbimit, me shumën e shpenzuar për të ndërtuar një godinë qendrore, ku cilësia e shërbimit do të jetë e standardeve ndërkombëtare, në harkun e 5 viteve nuk ka më asnjë shpenzim për të bërë. Godina është pronë e kompanisë”.

Ky njoftim duket edhe më i çuditshëm sepse OSHEE ka disa muaj që po ristrukturon një godinë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale duke nxjerrë nga godina disa institucione publike dhe Entin Rregullator të Ujit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>