Këshilli i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin votoi sot në parim amendamentet kushtetuese të nevojshme për proçesin e dekriminalizimit.
Këto amendamente u votuan në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komisionit.
Paketa me ndryshime do të votohet ditën e enjte në seancën e Kuvendit.
Nëse miratohet nga deputetët, proçesi i dekriminalizimit të politikës e administratës do të nisë në janar të vitit 2016.