Partia Demokratike akuzoi sot sërish kryeministrin Rama për punësime klienteliste. Në një konferencë për shtyp, deputeti Arben Ristani deklaroi se “shteti po trajtohet si plaçkë që ndahet mes PS-së e LSI-së, ku punësimet bëhen me firmë të partisë.”
Zoti Ristani tha se PD zotëron një dokument që vërteton se zëvendesdrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vë në dijeni kryeministrin Rama për ecurinë e punësimeve të militantëve socialistë. Nga tetori i vitit 2013 deri në gusht 2014 u bënë rreth 762 emërime, 300 nga Partia Socialiste e 462 nga Lëvizja Socialiste per Integrim.