Gjykata Kushtetuese cakton ditën e shqyrtimit të mandatit të Koço Kokëdhimës.
Ajo do të vendosë për heqjen e imunitetit të deputetit Kokëdhima më 23 nëntor.
Kokëdhima akuzohet nga Partia Demokratike se ka përfituar fonde publike për kompaninë e tij Abissnet, gjë që është shkelje e Kushtetutës, e cila ndalon që deputetët të përfitojnë nga fondet publike.