Fatmira Laskës, gjykatëse që nga koha e regjimit të shkuar, i është dhënë çmimi Toga e Artë 2015, nga një organizatë e quajtur Albanian Excellence, e cila pretendon se nxit arritjet më të mira të profesionistëve shqiptarë.
Ky nderim ka ngallur kritika të menjëhershme duke qenë se në vitin 1988 Fatmira Laskaj, si gjyqtare e gjykatës së lartë, ka konfirmuar dënimin me vdekje për poetin Havzi Nela, i cili u ekzekutua menjëherë pas këtij vendimi.
Ndër ata që kanë reaguar ka qenë edhe gruaja e poetit, Lavdije Nela, e cila ka shprehur indinjatë dhe revoltë për këtë vendim të turpshëm.