Sot, Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama për klientelizëm në dhënien e tenderave. Ina Zhupa, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, në një konferencë për shtyp, denoncoi dhënien e tendereva miqve të Kryeministrit dhe ministrave.
PD pretendon se firma e ministrit Beqaj, Intech Plus, në dy javët e fundit, ka përfituar rreth një miliard e 640 milionë lekë për tendera të ndryshëm. Kompania Trimed e Vilma Nushit, gjithashtu, ka përfituar 710 milionë lekë nga Ministria e Shëndetësisë.
PD akuzoi dhe deputetin Sadri Abazi, se me anë të firmës së nipit të tij, përfitoi 1 miliard e 830 milionë lekë në tendera për rrugë.
“Ministri i Ramës kërkon, gjithashtu, të blejë heshtjen e shefit të Omega Farmës”- u shprej koordinatoja Zhupa, duke iu referuar Ministrit Beqaj. Kjo kompani vazhdon të përfitojë tendera dhe pse pronari i saj është duke u hetuar për korrupsion.
Denoncimin, koordinatorja e mbylli me një thirrje drejtuar qytetarëve për t’i dhëne fund korrupsionit. “Korrupsionin do ta ndalim ne të bashkuar, në rrugë në sheshe, derisa ta dëbojmë klikën që vjedh e zhvat paratë e pasuritë e shqiptarëve”- u shpreh Zhupa