Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i kërkoi gjykatësve dhe prokurorëve që të mos shfokusohen për asnjë arsye në kryerje e misionit të tyre, nga asnjë insinuatë apo deklaratë në lidhje me reformën në drejtësi.
Në një tryezë diskutimi me shoqatën e gjyqtarëve e prokurorëve, Zoti Manjani kërkoi gjithashtu, bashkëpunimin e tyre për realizimin e reformës. Ai u shpreh se “ata që e njohin sistemin nga brenda, i dinë më mirë problemet e tij.”
Javët e fundit, diplomatë dhe politikanë të SHBA-ve dhe vendeve europiane kanë bërë deklarata te njëpasnjëshme për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë përpara miratimit të reformës.
Është e paqartë nëse deklarata e sotme e Ministrit Manjani i referohet pikërisht këtyre qëndrimeve të ndërkombëtarëve.