PD akuza ndaj Ramës, 2500 familje hiqen nga ndihma ekonomike

Partia Demokratike denoncoi sot heqjen e 2500 familjeve nga ndihma ekonomike, vendim ky i qeverisë Rama.

“Vetëm këtë tre mujor janë reduktuar 2500 familje. 10 mijë shqiptarë sot janë më të varfër, ndërkohë që oborri, ministra, deputetë dhe klientë kanë përfituar tendera prej miliarda lekësh”, deklaroi deputetja Jorida Tabaku, në një konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se në këtë fundvit, shpërblimi prej 2000 lekësh për të moshuarit nuk mund të mbulojë asnjë shpenzim.

Në fund deputetja akuzoi Kryeministrin Rama se me vendimet e tij po varfëron gjithnjë e më tepër shqiptarët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>