Presidenti Bujar Nishani ktheu sot ligjin “për trajtimin dhe përfundimin e proçesit të kompensimit të pronës” për rishqyrtim në Kuvend.
Argumenti kryesor i Presidentit për kthimin e ligjit është shkelja e parimeve kushtetuese në dy raste, si për rastet që kanë një vendim gjykate, ashtu dhe për ato ende të patrajtuara. Më saktësisht, Presidenti bëri të ditur se:
- Skema që ky ligj ofron për zgjidhjen e problemit të kompensimit të pronarëve që kanë një vendim gjyqësor apo administrativ bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është skemë efektive
- Skema që ky ligj ofron për zgjidhjen e rasteve ende të patrajtuara apo që nuk kanë vendim gjykate bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë para ligjit, të drejtës së ankimit dhe të sigurisë juridike.