Presidenti Nishani nuk ka dekretuar ende ligjin “Për dhënien e amnistisë” për 720 të burgosur, votuar në Parlament në datën 21 dhjetor. Nëse Presidenti nuk vendos brenda 30 ditëve nga data e votimit, për ta dekretuar ose jo ligjin, atëherë ai kalon në heshtje dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Ligji i amnistisë për festat e fundvitit u miratua vetëm me votat e maxhorancës. Të burgosurit që përfitonin amnisti ishin kryesisht të dënuarit me burgim deri në dy vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015 dhe personat e dënuar me gjobë apo një dënim alternativ deri në datë 30 nëntor.