Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në asnjë nga mbledhjet për reformën e drejtësisë të ditës së sotme. Mbledhja e planifikuar për tu zhvilluar gjatë paradites u shty për shkak të mungesës së ekspertëve nga PD-ja, por ekspertët nuk janë paraqitur as në mbledhjen e orës 15:00.
Ato kërkuan zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias si kusht për vijimin e bisedimeve.
“Pa u zbatuar rekomandimi i përpiktë i Komisionit të Venecias për çmontimin e mekanizimit të sistemit nuk mund të vijohet me rregullime kozmetike në draft”- sqaruan deputetët e opozitës në një njoftim për shtyp.