Pas takimit me ambasadorin amerikan Lu dhe ambasadoren e BE-së Vlahutin, ekspertët e dy palëve politike rinisën bisedimet për draftin e reformës në drejtësi. Media të ndryshme raportojnë se maxhoranca tërhoqi draftin e saj, kusht ky i Partisë Demokratike për rinisjen e bisedimeve.
Ngërçi i krijuar prej disa ditësh në bisedime kishte të bënte me mënyrën se si do të zgjidheshin gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Maxhoranca propozonte zgjedhjen me 84 vota të tyre, gjë që binte në kundërshtim me sygjerimin e Komisionit të Venecias për të mos lejuar kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika.
I vetmi draft mbi të cilin do të punohet tani është ai që pasqyron sygjerimet e Komisionit të Venecias.