Ekspertët e Partisë Demokratike u larguan sot sërish nga bisedimet për reformën në drejtësi. Dy grupet e ekspertëve nuk ranë dakort për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për mekanizmat zhbllokues të zgjedhjes së anëtarëve të gjyqësorit nga Parlamenti.
Pavarsisht largimit të tyre, ekspertët e maxhorancës vijuan punimet deri në mbrëmje. Ata u shprehën se drafti final i reformës në drejtësi është drejt fundit.