Studentët, sërisht në protestë kundër ligjit të arsimit të lartë

Studentë të Universitetit të Tiranës po protestestojnë sot, përpara Universitetit të Shkencave Sociale, kundër ligjit të arsimit të lartë.

Rreth 100 studentë janë vendosur në hyrjen e godinës. Ata kanë mbyllur dyert e Universitetit me zinxhira, duke bllokuar zhvillimin e mësimit.

Protesta e studentëve lidhet me kundërshtitë e tyre ndaj ligjit për arsimin e lartë. Studentët nisën protestat kundër qeverisë në momentin kur u prezantua ligji për arsimin e  lartë në Kuvend dhe vazhdojnë deri më sot. Qeveria nuk reflektoi në ligj pretendimet e studentëve dhe pedagogëve, duke e miratuar ligjin pa asnjë ndryshim.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>