Ambientalistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sot kundër dhënies me konçesion të parkimit nëntokësor tek Parku Rinia nga Bashkia Tiranë. Ata u shprehën se ku vendim është klientelist dhe dëmton ato pak hapësira të gjelbërta që i kanë mbetur qytetarëve të Tiranës.
“Kur duan të vijnë në pushtet na premtojnë se nuk do të ngrenë asnjë pallat, tani vijnë e na ngrenë pallate mbi tokë e nëntokë. Kini parasysh,do të hapet një gropë e madhe 5 katëshe poshtë. Do rrethohet ky vend në qendër të Tiranës. Do të priten këto pemë, sepse kështu do bëhet. Është një krim I paparë,” u shpreh Zoti Fatos Lubonja, pjesëmarrës në protestë.
Protestuesit deklaruan se protestat për mbrojten e hapësirave të gjelbërta dhe lulishteve nga betoni do të vazhdojnë.