Mjekët e Urgjencës Spitalore të Tiranës protestuan sot kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e urgjencës dhe transferimit të tyre në spitale të tjera. Mjekët u shprehën se ministri Beqaj nuk ka marrë parasysh mendimin e tyre dhe nuk i ka informuar për shkrirjen e urgjencës.
Protesta vjen pas publikimit një ditë më parë, të urdhërit të ministrit Beqaj për transferimin e mjekëve. Ata i dërguan Kryeministrit Rama dhe ministrit Beqaj një peticion, ku kërkojnë rishikimin e vendimit, por ende nuk kanë marrë përgjigje.