Sipas gazetës Washinton Times, miliarderi George Soros i ka dhuruar 6 milion dollarë fushatës së Hilari Klinton.
Totali i kontributeve të Soros për fushatën e zonjës Kliton ka shkuar në 7 milion dollarë. Në gjashtë mujorin e dytë të 2015, Hilary Klinton ka mbledhur 25 milion dollar për fushatën e saj, dhe gati çerekun e kësaj shume e ka dhuratë nga zoti Soros.
Soros, një dhurues i përhershëm i partisë Demokratike, e ka theksuar edhe më parë se nuk i preferon kandidatët republikan Donald Trump dhe Ted Cruz.
Manjati i medias Haim Saban dhe financieri Donald Sussman janë dy dhurues te tjerë të rëndësishëm, me përkatësisht 3 milion dhe 1,5 milion dollarë.