Shteti i jep rreth 16.000 euro Mihal Delijorgjit

Qeveria shqiptare do të shpërblejë Mihal Delilorgjin me rreth 16 mijë euro.

Ky është vendimi i Gjykatës së Strasburgut, për dëmin jo financiar të shkaktuar në dëm të tij.

Zoti Delijorgji hodhi në gjyq shtetin shqiptar, pranë kësaj gjykate, për shkeljen e afateve të paraburgimit “në pritje të datës së gjyqit”, dhe shkaktimin e stresit gjatë kësaj periudhe.

Ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me rreth 10 vjet burg për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Dënim i cili u shkurtua në 6.6 vjet burg nga gjykata e Apelit.

Mihal Delijorgji qëndroi në paraburgim rreth 2,8 vjet, 2 vjet në arrest shtëpie dhe një vit në burg.

Në mars të vitit 2008, në Gërdec, në një nga magazinat nën menaxhim e kompanisë së tij, ndodhi një shpërthim i fuqishëm në të cilin u vranë 26 persona dhe u plagosën 265 të tjerë.

Për këtë fakt u ndoqën penalisht ai dhe 28 persona të tjerë të implikuar për vrasje dhe thyerje të rregullave mbi demontimin.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>