Partia Demokratike dhe mbështetës të saj protestuan sot kundër vendimit të Kryebashkiakut Veliaj për ndërtimin e një këndi lojrash brenda Parkut të Liqenit dhe rritjes së taksava bashkiake. Qindra protestues qëlluan me veze e gurë godinën e Bashkisë dhe mbanin në duar parrulla kundër Zoti Veliaj.
Deputeti Gert Bogdani u shpreh se betonizimi i parkut i shërben vetëm klientëve të Zotit Veliaj e jo qytetarëve. Lidhur me rritjen e taksave, Zoti Bogdani tha se se Kryetari Veliaj nuk po mban premtimet për uljen e taksave, por çdo ditë e më shumë po rëndon mbi bizneset e vogla.