Deputeti i PS Armando Prenga, i akuzuar pak kohë më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje serioze për jetën”, i rikthehet aktivitetit parlamentar.
Sot, ai ka qënë i pranishëm në parlament dhe ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.
Zoti Prenga, në shtator të vitit 2015, u konfliktua me anëtarë të familjes Capaj për pronësinë e Lagunës së Patokut. Gjatë konfliktit u plagosën shtatë persona.
Anëtarët e familjes Capaj vazhdojnë të qëndrojnë në burg.