Përfaqësues të Partisë Socialiste protestuan sot përpara selisë së PS-së dhe kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar. Me pankarta në dorë, protestuesit thanë se statuti duhet të respektohet dhe zgjedhjet duhet të bëhen sipas parimit “Një anëtar, një votë.”
Deputeti Ben Blushi, i cili mbërriti në seli për mbledhjen e grupit parlamentar, u prit me duartrokitje e brohorima nga protestuesit.
Shkëlqim Metaj, kreu i lëvizjes “Çohuni Socialistë” dhe një prej protestuesve të sotëm, deklaroi “ Kemi 3 vjet pa kryetar dhe ai duhet të largohet sa më shpejt. Partia duhet të strukturohet ashtu siç ka qenë dikur.”