Kuvendi i Kosovës do të zgjedhë sot Presidentin e ri të Republikës, ndërsa opozita po proteston kundër këtyre zgjedhjeve në shesh.
Dy kandidatët për President janë Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së dhe ish Kryeministër, dhe Rafet Rama, deputet i PDK-së.
Opozita e bashkuar, Lëvizja Vetëvendosja, Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po proteston kundër zgjedhjes së Zotit Thaçi President dhe kundër marrëveshjes me Serbinë.
Situata jashtë dyerve të Kuvendit është e tensionuar, por policia i shmangu përplasjet mes protestuesve dhe simpatizantëve të Zotit Thaçi.
Në seancën plenare janë të pranishëm 104 deputetë dhe zgjedhja do të bëhet me votim të fshehtë. Presidenti zgjidhet me 2/3 e votave nga 120 deputetë gjithsej. Seanca e sotme pritet të jetë e tensionuar, me debate mes opozitës dhe pozitës.