Partia Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për “Ligjin për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Deputetët Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi deklaruan se kërkojnë nga Gjykata shfuqizimin e këtij ligji, që bie ndesh me Kushtetutën e nuk siguron barazinë e qytetarëve përpara ligjit.
Ky ligj u miratua nga Kuvendi në dhjetor, vetëm me votat e maxhorancës.
Presidenti Nishani dhe Partia Republikane, gjithashtu, kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji, me të njëjtat argument.