Sot, Kryeministri Rama propozoi emërimin e pesë zëvendësministra të rinj. Qeveria miratoi vendimin gjatë mbledhjes së sotme.
Eralda Methasani u emërua zëvendësministre e Integrimit. Ajo më parë ka qënë këshilltare Kryeministrit Rama për të drejtën publike.
Redi Shtino, kryetari i partisë G99, u emërua zëvendësministër i Arsimit.
Kledi Xhaxhiu, pedagog i kimisë, u emërua zëvendësministër i Mjedisit.
Ndërsa Eridian Salianji, ish jurist i PS-së, u emërua zëvendësministër i Drejtësisë.
Ky i fundit do të zëvendësojë Idlir Peçin, që tani e tutje do jetë zëvendësministër i Mbrojtjes.