Banorët, shtëpitë e të cilëve do të prishen për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, kanë bllokuar sot rrugën në Stacionin e Trenit, në shenjë proteste ndaj bashkisë. Ata nuk kanë lejuan fadromat e Bashkisë të shembin banesat e tyre.
Një prej përfaqësuese të banorëve tha se Bashkia Tiranë nuk i ka kompesuar në mënyrë të drejtë. Ata madje, i kanë propozuar kryebashkiakut Veliaj që të ndërtojë një pallat për të gjitha familjet që preken nga bulevardi i ri, por ky i fundit nuk e ka pranuar kërkesën e tyre.
Banorët e asaj zonë kanë disa ditë që protestojnë dhe nuk lejojnë vazhdimin e punimeve. Shumë prej tyre i kanë banesat ende në proces legalizimi dhe nuk përfitojnë nga VKM-ja për shpronësim. Ata deklaruan se janë të vendosur të mos dalin nga banesat e tyre.