Sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hodhi poshtë kërkesat e Partisë Demokratike për zhvillimin e tre referendumeve për ndërtimit e parkimit nëntokësor tek Parku Rinia, për këndin e lojrave tek Parku i Liqenit dhe ndërtimin tek korpusi i Universitetit të Tiranës.
Përfaqësuesi i PD-së, Jamarbër Malltezi, i pranishëm në diskutimin e Komisionit, akuzoi KQZ-së se po merr vendime klienteliste për kërkesat e opozitës për referendum.
“Trishtues dhe qesharak deri në dhimbje, niveli i diskutimit të përfaqësuesve të shumicës në KQZ. Nuk duan të lejojnë referendum vendor për mbrojtjen e Parkut Rinia veç për hatër të milionave të Besnikut dhe Ramës,” – shkruan Zoti Malltezi, në profilin e tij në Facebook.
Opozita paraqiti në KQZ kërkesat për të zhvilluar tre referendumet disa ditë më parë.