PD bllokon punimet në Kuvend

Partia Demokratike ka bllokuar, sot, punime në Kuvend, pasi kërkon zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese  të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.

Deputeti Suli akuzohet se ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ka qenë deputet, ndërsa deputetja Leskaj akuzohet për konflikt interesi, pasi biznesi i djalit të saj ka përfituar nga fondet publike.

“Ky Parlament nuk mund të jetë kurrë i banditëve dhe abuzatorëve, Kemi një Parlament që deputetët marrin fonde publike më leje të kryeministrit dhe Parlamenti  refuzon t’i çojë përpara drejtësisë,” deklaroi deputeti Eduard Halimi.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe nuk kanë lejuar vazhdimin e seancës plenare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>