Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë Administrative dhe të Tribunalit Disiplinor do të zgjidhen me shumicë të cilësuar-84 vota- nga deputetët e Kuvendit.
Përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Posaçëm për reformën në Drejtësi ranë sot dakort pas disa orë bisedimësh. Propozimi për shumicën prej 84 votash ishte i maxhorancës, ndërsa opozita duket se ka hequr dorë nga propozimi i saj për zgjedhjen me 94 vota të këtyre gjyqtarëve.
Diskutimet për çështjet e tjera do të vijojnë nesër. Dy grupet e punës u shprehën të gatshëm për të arritur dakordësinë për çështjet e pazgjidhura ende.