Parti Demokratike denoncon shkeljen e ligjit në ndërtimin e këndit të lojrave

Partia Demokratike denoncoi, sot, sërish, ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit, nga Kryebashkiaku Veliaj. Deputeti Gerti Bogdani, në një deklaratë për shtyp, tha se “projekti i Veliajt për parkun është tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme e ligjit”.

Deputeti Bogdani deklaroi se për këtë ndërtim nuk është zbatuar asnjë procedurë ligjore, nuk ka një projekt përfudimtar, por vetëm një projekt që ndryshon sipas interesave klientelistë të Kryebashkiakut, nuk ka leje e studim mjedisor dhe nuk janë bërë konsultmet me publikun.

“Shkarpat dhe fidanët 500 lekësh nuk do mbulojnë dot as pallatet që do ndërtohen tek Garda e në anë të Universitetit. Sepse është pikërisht për t’i hapur rrugë pallateve brenda parkut që ky i ashtuquajtur “kënd lojrash” kalë troje po hedh beton në zemër të Parkut të Liqenit,” u shpreh Zoti Bogdani.

Në fund, ai i kërkoi prokurorisë të ndërhyjë për të ndaluar punimet, pasi për këtë ndërtim ka patur disa denoncime, si nga PD ashtu dhe nga qytetarë të shoqërisë civile që prej më shumë se gjashtë javësh protestojnë kundër këtij ndërtimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>