Vrasja, në Belgjikë, për të cilën akuzohet ish deputeti Mark Frroku do të gjykohet nga Gjykata e Tiranës, javën e ardhshme.
Gjykata e Lartë, e cila kishte çështjen në ngarkim, në fillim të marsit u tërhoq për arsye moskompetence, pasi Zoti Frroku nuk ishte më deputet.
Mark Frroku kishte kërkuar, më parë, që gjykimi për vrasjen e vitit 1999 në Bruskel, të bëhej nga drejtësia belge dhe jo ajo shqiptare, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.
Mbi të, përveç akuzës për vrasje, rëndojnë dhe akuzat për ndërtim të paligjshëm, fshehje të pasurisë e deklarim të rremë të saj.