Partia Demokratike akuzoi sot, Kryeministri Rama se po shantazhon të rinjtë për tu anëtarësuar në PS dhe po përdor shkollat publike si organizata të partisë së tij. Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në një konferencë për shtyp, bëri publike disa mesazhe që kryeministri Rama i ka dërguar të rinjve ekselentë të shkollave të mesme.
Në mesazh, Zoti Rama i kërkon të rinjve në mënyrë të drejtëpërdrejtë t’i bashkohen Partisë Socialiste. “Edhe nëse nuk ke një “Po” të menjëherëshme,por je i dyzuar, më shkuar pa asnjë ngurrim,” shkruan ai.
“Me këto mesazhe, Rama u ka dalë para atyre dhe iu ka prerë rrugën, duke u kërkuar me pahir të bëhen pjesë e organizatës së tij të trafikantëve, tutorëve dhe hajdutëve,” deklaroi deputeti Boçi.
Ai u kërkoi të rinjve të mos ndikohen nga shantazhi i Ramës për një “Po” të shpejtë, por të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre, pasi liria e zgjedhjes është e drejta e tyre dhe nuk mund ta prekë askush.