Komisioni i Garancive nuk do të shqyrtojë kërkesën e deputetes Hafizi

Kërkesa e deputetes Mimoza Hafizi  për shpalljen e pavlefshëm të vendimit të Kongresit për referendumin brenda Partisë Socialiste do të mbetet pa shqyrtuar nga Komisioni i Garancive Statutore.

Deputetja Hafizi, në kërkesën e saj dërguar pak ditë më parë, kërkonte interpretimin e statutit të partisë për nenet që lidhen me mbajtjen e një referendumi, saktësisht nenet 45 dhe 72.

Por, sipas informacioneve të ardhura nga Partia Socialiste, Komisioni i Garancive Statutore nuk ka parashikuar të mblidhet përpara datës 9 prill, datë kur do të zhvillohet dhe referendumi për vazhdimin e mandatit te kryetarit të PS Edi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>