Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu deklaroi sot se “Shqipëria ka nevojë për drejtues, vendimmarrës, ligjvënës e profesionistë të rinj.” Deklarata e ambasadorit u bë gjatë një takimi me disa të rinj, organizuar me rastin e 7 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
“E keni imagjinuar se shumë të rinj do të bëhen juristë, oficerë, inxhinjerë…Besoj se disa prej tyre do të futen në shërbimin publik disa si oficerë, gjykatës dhe madje politikanë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të zgjuar të shërbejnë si vendimarrës,” u shpreh Zoti Lu.
Ndër të tjera, zoti Lu foli dhe për marrëdhënien mes qytetarëve dhe të rinjve të dy vendeve.