Qytetarët e siguruar, që duhet të vizitohen tek mjeku okulist dhe otorino-laringolog për tu pajisur me leje drejtimi apo veprimtari me armët, do të paguajnë 4000 lekë. Urdhri është lëshuar pak ditë më parë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Sipas këtij urdhri, secila vizitë do të kushtojë 1500 lekë, ndërkohë që do të paguhet dhe aplikimi për raportet, me vlerën 1000 lekë. Më parë, qytetarët paguanin vetëm vlerën e aplikimit.
Ky është urdhri i parë që detyron qytetarët e siguruar të paguajnë para për vizitën e syve dhe të veshëve.