Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka kërkuar 500 mijë euro dëmshpërblim nga Kuvendi dhe Banka e Shqipërisë, për shkarkimin e tij nga posti i guvernatorit.
Gjykata Administrative nisi sot, shqyrtimin e kërkesës së tij. Avokatët mbrojtës të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit, dy institucionet që shkarkuan Zotin Fullani, kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës me argumentin se ajo është bërë jashtë afateve që parashikon ligji.
Sipas ligjit, kërkesa duhet bëtë 45 ditë pas dhënies së vendimit nga gjykata, ndërsa në rastin e Fullanit është bërë pas më shumë së një viti.
Seanca e sotme përfundoi në mesditë, pa vendim. Seanca e rradhës do të zhvillohet më 28 prill.
Kuvendi i Shqipërisë e shkarkoi Zotin Fullani në shtator të vitit 2014, pasi ai u arrestua nga Prokuroria nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, si dhe proçedurat për blerjen e Hotel Dajtit nga BSH.