A po dështon sërisht tenderi për konçesionin e Rrugës së Kombit?

Ministri i Transporteve dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto deklaroi, dje, mundësinë e anullimit të konçesionit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

“T’i vlerësojmë siç duhet ofertat që janë paraqitur,të shohim nëse janë me interes publik apo jo. Në qoftë se nuk do të jenë me interes publik, sigurisht që nuk jemi të detyruar që atë rrugë ta japim me koncesion,”- u shpreh Haxhinasto.

Kjo deklarate vjen 12 ditë pasi Zoti Haxhinasto tha se pagesa për Rrugën e Kombit ndaj kompanisë konçesionare do të jetë nën 5 euro.

Nëse Rruga e Kombit nuk jepet me koncesion kësaj rradhe, do të jetë hera e tretë që tenderi për të dështon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>