Adriatik Llalla kundër hetimit ndërkombëtar të ÇEZ

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u shpreh kundër hetimit ndërkombëtar të çështjes ÇEZ. Me anë të një letre drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, një ditë më parë, Zoti Llalla argumentoi se një hetim ndërkombëtar është shkelje e kushtetutës. Sipas Kryeprokurorit, vetëm Prokuroria e Përgjithshme ka të drejtë të hetojë në Shqipëri.

Hetimi ndërkombëtar për çështjen ÇEZ ishte kërkesë e Partisë Demokratike, e cila u rrëzua dje në Komisionin e Ligjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>