Sot, përfaqësues të Lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi”, zhvilluan një protestë përpara godinës së Ministrisë së Jashtme. Ato gozhduan derën hyrëse të ministrisë dhe tentuan të ndalojnë Ministrin Bushati.
Protestuesit e quajtën të papranueshme thënien e ministrit gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së: “Partia është njësoj si Shqipëria”, dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Policia shoqëroi gjashtë aktivistë të kësaj lëvizje në komisariat.