AKM: Bashkia Tiranë nuk ka aplikuar për leje mjedisore për ndërtimin në Park

Agjensia Kombëtare e Mjedisit bëri të ditur se për ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit, nuk ka patur asnjë aplikim për leje mjedisore nga Bashkia Tiranë.

AKM-ja e bëri publik këtë fakt në një përgjigje me shkrim, pas kërkesës së 140 aktivistëve të shoqërisë civile, që prej javësh po protestojnë kundër ndërtimit në Park.

Exit.al telefonoi Drejtorin e Përgjithshëm të AKM-së Julian Beqiri për të konfirmuar deklaratën. Ai u shpreh se “për ndërtimet të cilat nuk kanë impakt në mjedis pas përfundimit të ndërtimeve, nuk ka nevojë për leje mjedisore.”

Ndërkohë, aktivistët e shoqërisë civile pretendojnë se në këtë ndërtim Bashkia Tiranë po thyen dy ligje mjedisore, Ligji nr. 10448 “Për Lejet e Mjedisit” dhe Ligji nr. 10440 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”

Sipas tyre, ky ndërtim duhet të pajiset me Leje Mjedisore të tipit C dhe të kryheshin procedurat paraprake të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Qytetarët për Parkun, pas përgjigjës së AKM-së, sot, i kanë kërkuar më anë të një letre tjetër, Kryeministrit Rama e Presidentit Nishani të ndërhyjnë për të ndalur ndërhyrjet e paligjshme në Park.

 

pergjigje1

kerkesa2

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>