Dje në mbremje, Autoriteti i Mediave Audiovizive në një deklaratë drejtuar mediave ka ndaluar shfaqjen e thirrjes së opozitës për protestë në 8 Dhjetor. Në deklaratë thuhet se ajo “ konsiderohet si reklamë politike dhe transmetimi i saj është në kundërshtim me nenin 41, pika 2 të ligjit mbi transmetin e Reklamave”.
Ora News njoftoi se do të vazhdojë shfaqjen e reklamës pavarësisht nga njoftimi për ndalimin e saj.