Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dënoi dhunën e ushtruar gjatë protestës së opozitës zhvilluar sot.
Në deklaratën drejtuar mediave, shkruhej se “akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”.
Ambasada, gjithashtu, kërkoi nga partitë politike që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.