Sot, ambasadori gjerman Helmut Hoffman deklaroi se nevojitet hetim i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
I pranishëm në tryezën e diskutimit për reformën në drejtësi, Zoti Hoffman tha se “nëse hetimi i pasurisë se gjyqtarëve e prokurorëve do të bëhet realisht dhe jo si një farsë e pakuptimtë, Shqipëria do e ketë më të lehtë integrimin në Bashkimin Europian.”
Ai i kërkoi parlamentarëve që ta votojne unanimisht reformën në drejtësi, si të vetmen mënyrë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.