Ambasadori Lu akuzon sërisht drejtësinë dhe politikën

“Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë Emiljano Shullazi që haptazi është akuzuar nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Mjacaj i cili u dënua për vrasjen e një djali 13 vjeçar por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burgu dhe më pas vrau një çift çek. Këta janë personat që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie që funksionon.”

Kjo është deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu në një takim për reformën në drejtësi, të organizuar sot në Ministrinë e Drejtësisë.

Javën e kaluar, Zoti Lu u shpreh se ishin zyrtarët dhe politikanët e korruptuar dhe kriminalizuar që duhet të frikësohen nga ligji i dekriminalizimit dhe reforma në drejtësi, përfshi ministra, deputetë, gjyqtarë e prokurorë. Sot ai u ka shtuar atyre emra konkretë personash të dyshuar apo dënuar  që kanë përfituar nga mungesa e drejtesisë në vend.

Emiljano Shullazi, trafikanti i drogës të cilit ju referohet ambasadori, është përfolur për lidhje me Ministrin e Brendshëm Tahiri,i cili akuzohet të jetë mbrojtës i tij nga ndëshkimi i drejtësisë.

Arben Frroku, i dënuar në apel për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj pasi ishte liruar nga gjykata e faktit dhe ishte larguar ndërkoh nga vendi, është vëllai i deputetit Mark Frroku, që ishte deri para pak kohësh pjesë e shumicës parlamentare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>