“Shenja më e sigurtë që kjo reformë do të jetë një sukses është se, disa njerëz të pushtetshëm në Shqipëri kanë frikë, kanë frikë se do të humbasin vendin e punës dhe të ardhurat e pista. Por kanë frikë edhe se mund të përfundojnë në burg.”
Kjo është deklarata e ambasadorit të SHBA-ve Donlad Lu, i pranishëm dje në ceremoninë e fundvitit, e organizuar nga Komisioni i Drejtësisë.
Ambasadori u shpreh se reforma në drejtësi do të miratohet brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Zbatimit të saj i duhet kushtuar po kaq shumë rëndësi sa dhe hartimit, shtoi ai.