Sot, Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë, deklaroi se lufta kundër korrupsionit është lufta kryesore e Shqipërisë. E pranishme në një tryezë me përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare, Zonja Vlahutin tha se “për të luftuar korrupsionin nevojiten institucione funksionale dhe një klasë politike e përgjegjshme.”
Ambasadorja shtoi se Bashkimi Europian do të investojë rreth 10 milionë euro për strategjinë antikorrupsion dhe planin e veprimit, por më e rëndësishme është çrrenjosja nga mendësia e idesë së mosndëshkueshmërisë, pasi kjo e bën korrupsionin të lulëzojë. “Nëse qytetarët do të vazhdojnë të mendojnë se në Shqipëri korrupsioni nuk ndëshkohet, asnjë reformë nuk do mund të shëronte sistemin,” – u shpreh ajo.