Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi sot se “gratë në Shqipëri janë viktima të sistemit të korruptuar të drejtësisë”. I ftuar në tryezën për reformën në drejtësi dhe të drejtat e grave, ambasadori tha se ka plot raste ku grave iu është mohuar e drejta dhe kanë qënë viktima të gjykimit të gjyqatarëve të paaftë e të korruptuar.
“Reforma në drejtësi është e nevojshme, pikërisht dhe për të respektuar të drejtat e grave,” u shpreh Zoti Lu. Ai shtoi se reforma duhet t’i japë shpresë njerëzve se ndryshimi është i mundshëm dhe po vjen. Sisitemi i ri duhet të largojë gjyqatarët e prokurorët që blihen e nuk zbatojnë ligjin.