Arabia Saudite lajmeroi ditёn e djelё se ka ndёrprerё marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Diplomatёve iranianë nё Arabinё Saudite u ёshtё dhёnё 48 orё kohё pёr t’u larguar nga vendi. Ky vendim u mor pas sulmit tё kryer kundёr ambasadёs arabe nё Tehran.
Mosmarrëveshjet midis kёtyre dy shteteve u pёrkeqёsuan kur Arabia Saudite ekzekutoi 47 tё burgosur tё akuzuar pёr terrorizёm, mes tё cilёve edhe njё klerik tё rёndёsishёm shiit. Pas kёsaj ngjarje, qeveria iraniane e krahasoi Arabinё Saudite me grupin terrorist ISIS, duke shtuar se i vetmi ndryshim midis tyre janё rrobat qё veshin.
Arabia Saudite dhe Irani janё fuqi tё rёndёsishme suni dhe shiite nё rajon, tё cilat mbёshtesin kahe tё ndryshme nё konfliktin e brendshëm në Siri.