Arrestohet Albin Kurti në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën mbasdite deputetin dhe themeluesin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Policia ka hyrë forcërisht në zyrat e Vetëvendosjes dhe ka arrestuar gjithashtu dhjetra aktivistë të saj që ndoheshin në zyrë, me sa duket për kundërshtim të veprimeve të saj për arrestimin e Kurtit.

Arrestimet janë kryer pas protestës së sotme të Vetëvendosjes dhe partive të tjera opozitare nën moton “Të protestojmë për Republikën”. Mijëra pjesëmarrës në protestë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj krijimit me vendim të Kuvendit të Kosoveës të shoqatës së komunave serbe në Kosovë, e njohur neë publik me emrin serb “Zajednica”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>