“Gjyqtarët apo Prokurorët që nuk i janë nënshtruar procesit të Vetingut, nuk do të lejohen të kandidojnë për deputet”. Ky është propozimi më i ri ligjor i socialistëve për ndryshim të Kodit Zgjedhor bërë publik nga deputeti Taulant Balla.
Sipas tij, gjithashtu nuk kanë të drejtë të kandidojnë pa hequr dorë nga detyra e prokurorit apo gjyqtarit.
Balla i bëri thirrje opozitës që të vijë në komisionin e posacëm të reformës zgjedhore, afati i të cilit u shtye nga Parlamenti dhe për një muaj.